Google search engine
Home Politike Përplasje në opozitë, Berisha grupe në qendër dhe në bazë kundër Bashës,...

Përplasje në opozitë, Berisha grupe në qendër dhe në bazë kundër Bashës, kreu i PD reformim total partisë nëse shkohet në zgjedhje

0
321
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Situata brenda Partisë Demokratike dhe opozitës duket se nuk është aspak e qetë. Një pjesë e madhe e demokratëve, përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha prisnin që vjeshta të ishte e mbushur me protesta dhe revolta, por duket se nuk do të ndodhë asnjë gjë e tillë. Flirtet e Bashës me Ramën dhe tërheqja nga protestat kanë thelluar divergjencat mes tij dhe Berishës. Sipas burimeve të sigurta të gazetës, ish-kryeministri ka ngelur shumë i pakënaqur nga mënyra se si po vepron kreu demokrat. Prej kohësh, Berisha ka shtuar presionet ndaj Bashës për të mos hequr dorë nga revoltat kundër qeverisë, duke tentuar për t’i marrë edhe frenat e opozitës. Kryeopozitari prej kohësh ka dalë kundër Berishës, duke mos mbështetur mënyrën e ashpër që ai dëshiron të udhëhiqet PD, duke i dhënë një goditje ish-kryeministrit. Po ashtu, Berisha ka marrë edhe një tjetër goditje të fortë nga Basha. Ky i fundit ka nisur takimet me strukturat në bazë, duke u përgatitur për zgjedhjet e parakohshme dhe duke hequr dorë përgjithmonë nga retorika e Berishës për protesta dhe revolta.

Reforma zgjedhore

Por një tjetër pikë që ka shtuar përplasjet Basha-Berisha është reforma zgjedhore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian prej disa kohësh kanë rritur presionet për të ulur palët në një tryezë dhe të miratojnë sa më parë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE. Por miratimi i kësaj reforme ka tmerruar jo vetëm ish-kryeministrin Sali Berisha, por edhe presidentin Ilir Meta. Këta të fundit kanë rritur presionet ndaj Bashës për të mos u ulur në tryezë, pasi i tremben një marrëveshje të dytë si ajo e 17 majit 2017. Të vetmit që ngelën të dëmtuar nga marrëveshja e fshehtë mes Ramës dhe Bashës ishin pikërisht Meta dhe Berisha. Partia e presidentit humbi shumë nga ajo marrëveshje, duke shkuar në zgjedhje pa koalicion çka solli dhe një dobësim të ndjeshëm të partisë së tij. Por edhe ish-kryeministri mori një goditje të fortë, pasi Basha largoi njerëzit e tij. Por frika e tij është se do të përsëritet e njëjta gjë. Basha ka hequr dorë nga thirrjet e Berishës për protesta, duke shtuar retorikën e tij për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme, qendrore dhe vendore. Por nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, sipas burimeve, Basha do e spastrojë partinë. Pjesa dërrmuese e atyre që dogjën mandate pritet të mos rikandidohen. Po të njëjtin fat do kenë dhe kryebashkiakët. Nëse përsëriten zgjedhjet, Basha do dalë me emra të rinj. Frika e Berishës është se Basha do i heqë dhe ata pak njerëz që i kanë mbetur dhe në këtë mënyrë do të humbasë kontrollin e partisë. Kjo është dhe arsyeja se përse ka nisur një luftë kaq e fortë. Në 2017 Basha i dha goditje Berishës. Ai nuk kandidoi asnjë nga figurat e vjetra të PD, ku shumë emra si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi e shumë të tjerë u përjashtuan. Pra, frika se do të nxirren jashtë çdo funksioni politik ka nxitur Metën dhe Berishën për të rritur presionet ndaj Bashës për të mos u ulur në tryezë për reformën zgjedhore./Elisjeda Kiko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here