Google search engine
Home Politike Drejtesi Zbardhet vendimi, konfirmimi në detyrë i gjyqtares se Apelit të Krimeve të...

Zbardhet vendimi, konfirmimi në detyrë i gjyqtares se Apelit të Krimeve të Rënda “përçau” trupën gjykuese të KPA

0
373

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zbardh vendimin e gjyqtares së Apelit të Krimeve të Rënda, Nertina Kosova, ndërsa u vu re se konfirmimi në detyrë i gjyqtares nuk është bërë në mënyrë unanime. Anëtarët e trupës gjykuese të KPA, Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Luan Daci dhe Rezarta Schutz në lidhje me kriterin e pasurisë, gjykuan se pasuritë e gjyqtares dhe familjes së saj ishin nga burime të ligjshme, ndërsa i cilësuan disa pasaktësi në deklarime si jo të rëndësishme. Por, Schutz këmbënguli që Kolegji duhej të kishte arsyetuar ndryshe mbi mosdeklarimin e një llogarie bankare dy emërore dhe se vendimi i zbardhur duhej të ishte më i detajuar. Ndërsa anëtarja Natasha Mulaj, arsyetoi se nga hetimi është provuar se subjekti i rivlerësimit kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm e madje kishte fshehur pasurinë. Anëtarja, përtej kërkesave të Komisionerit Publik, i cili në këtë rast u shpreh se ishte bindur nga provat e gjyqtares, argumentoi në të kundërt të shumicës. Pas konfirmimit në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik të 2018, subjekti i rivlerësimit u ankimua nga Komisioneri Publik, pasi pretendonte se hetimi i KPK në kriterin e pasurisë nuk ishte i plotë. Por, Komisioneri Publik, u pajtua me vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas argumentimit të Kosovës dhe në korrik të këtij viti, KPA vendosi konfirmimin në detyrë të Gjyqtares Nertina Kosova. Komisioneri në ankimimin e tij në KPA, kërkonte shpjegim për justifikimin e dy shumave të përdorura për parapagimin e një apartamenti të blerë nga gjyqtarja me kredi. Në deklaratën e subjektit, shumat njëra prej 1.5 milion lekësh dhe tjetra 1 milion lekë, vinin prej kursimeve të prindërve ku ajo kishte kontribuar, por ato nuk ishin deklaruar në vite pasi ligji nuk parashikon deklarimin për prindërit. Pas shpjegimit të bërë nga subjekti, KPK arriti në përfundimin që gjyqtarja vërtetoi burimin e ligjshëm të të ardhurave në shumën 1 milion lekë. Ndërsa, analiza financiare e pasurisë së familjes, përfshirë kontributin e vetë gjyqtares ishte e mjaftueshme për të krijuar këtë kursim. Po ashtu shumica la të kuptohet se mosdeklarimi i kësaj shume nuk penalizonte Kosovën, pasi paratë ishin mbajtur nga familja. Qëndrimet e Kosovës se këto para nuk ishin as dhuratë e prindërve, por kthim pas i kontributeve që ajo kishte dhënë u pranuan nga KPA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here