Google search engine
Home Bota Tensione dhe kërcënime? Trump flet për raportin me Erdogan, ky është vlerësimi...

Tensione dhe kërcënime? Trump flet për raportin me Erdogan, ky është vlerësimi ndaj presidentit të Turqisë (A do realizohet vizita e planifikuar me 13 nëntor?)

0
322

Presidenti i SHBA-ve, Donald trump ka deklaruar se me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka marrëdhënie shumë të mira, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lidhur me atë nëse do të realizohet apo jo vizita e planifikuar më 13 nëntor e presidentit Erdoğan në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha: “Me presidentin Recep Tayyip Erdoğan kemi marrëdhënie shumë të mira. (Marrëveshja e arritur mes SHBA-së dhe Turqisë në verilindje të Sirisë). Armëpushimi u zbatua shumë mirë”.

Trump tha se ushtarët amerikanë në Siri dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre. “(Kufiri Turqi-Siri) Kufirin ta kontrollojnë të tjerët. Ne kemi vendosur nën siguri naftën. E dua naftën. Po punojmë me kurdët (YPG/PKK). Po punojmë me Turqinë. Punojmë me shumë vende”, tha ai.

Ndërkohë duke e cilësuar si një “trillim” hetimin e nisur për shkarkimin e tij, Trump u shpreh: “Nuk mund të shkarkoni një president që nuk ka bërë asgjë të gabuar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here