Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fan të Mirditës, ku një person është rrahur brutalisht nga kryetari i PD dega Fan, Eduard Gjeta.
Sipas Faxnews, Gjeta së bashku me vëllanë e tij kanë rrahur keq Gëzim Shkurtin, po banues në Fan.
Sipas burimeve mësohet se shkak i konfliktit është bërë fakti që Gëzim Shkurti mori pjesë në votimet e 30 qershorit.
I dëmtuari ka marrë plagë të shumta në kokë ndërsa po merr mjekim në spitalin e Rrëshenit. Sipas bluzave të bardha të këtij spitali Gëzim Shkurti, ndodhet i shtruar, në repartin e Kirurgjisë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Shkurti mësohet se ka bërë kallëzim në Policinë e Mirditës për ngjarjen, ndërsa deri në këto momente kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për ngjarjen.








































