Ngjarja merr tjetër rrjedhë/ Zbulohet pista e re, ja ku po heton policia pas atentatit ku u plagos prokurori Ndoja dhe dy të tjerë, lidhet me ‘luftën’ që po zhvillohet për …

0
362

Pista kryesore ku është përqëndruar grupi hetimor për atentatin e realizuar të premten ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”, lidhet me luftën që po zhvillohet për kontrollin e Kadastrës së Durrësit dhe veçanërisht në konfliktin për pronat në Gjirin e Lalëzit, shkruan sot Top Channel. 

Për këtë arsye, hetuesit mendojnë se shënjestra e atentatit ka qenë pikërisht Landi Muharremi dhe jo prokurori Ndoja. Ky i fundit, në dëshminë e tij dhënë pak orë pas ngjarjes në spital, ka mohuar kategorikisht të ketë qenë shënjestra në këtë ngjarje.

Muharremi, i njohur ndryshe edhe si Aleksandër Laho, njihet si person problematik dhe ka qenë i përfshirë në disa ngjarje. Ai u ndalua dy vite më parë edhe si përfshirë në rrahjen barbare që iu bë biznesmenit libanez, Faad Mitri, në kryqëzimin e Rinasit, pikërisht për një konflikt prone në Gjirin e Lalëzit, një prej zonave kryesore të turizmit në vend.

Ai është akuzuar edhe për dhunë ndaj një avokati dhe për disa ngjarje të tjera në qytetin bregdetar.

Ndërkohë, lufta për Lalëzin është përqëndruar muajt e fundit brenda Kadastrës së Durrësit, ku ka patur edhe arrestime të shumta deri në nivelin drejtues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here