Foto e postuara nga Presidenti Ilir Meta gjatë verës u komentuar gjerësisht në rrjetet sociale dhe në media ku u quajtën si një ‘lajthitje’ e tij.
Pikërisht për këto foto dhe mesazhet e koduara që ka shpërndarë në rrjtet sociale Meta ka folur në një intervistë për Mapo, ku thotë se nuk do t’iu ndahet aspak këtyre pozave edhe verën që vjen.
“Asnjëherë mos prisni nga unë që në sezonin e plazhit të shëtis buzë detit me kostum e kollare, për t’u dukur si shtetar. Në jetën e përditshme dhe në kohën e lirë jam i thjeshtë si të gjithë qytetarët e tjerë. Sjelljen prej shtetari e tregoj përmes detyrës që kryej.
Kënaqësi për mua që në kohën e lirë të shoqërohem me aktorë humori dhe artistë, gazetarë dhe sportistë, por dhe njerëz të thjeshtë kudo në bregdet dhe sidomos në malet e Shqipërisë. Megjithatë kam qenë modest në postimet e mia pasi po të shikoni postimet e shumë figurave të tjera dhe Presidentëve të ndryshëm të botës, do ju binte të fikët”, shprehet presidenti.










































