“Ky është hapi i parë drejt ndryshimit”, aleati i Bashës flet hapur dhe zbulon dokumentin e nënshkruar mes tyre: E vetmja mënyrë për të mundësuar mbështetjen nga ndërkombëtarët!

0
328

Partia Republikane mbajti sot Asamblenë e saj të Përgjithshme, Gjatë fjalës së tij kreu i republikanëve, Fatmir Mediu theksoi rëndësinë e nisjes së dialogut pozitë-opozitë, si e vetmja mënyrë për të mundësuar mbështetjen nga ndërkombëtarët.

Mediu u ndal veçanërisht te Reforma Zgjedhore, duke u shprehur se ajo është një domosdoshmëri dhe përparësi, sidomos për opozitën, që lufton për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sa më parë.

“Në emër të Partisë Republikane, prej kohësh kam kërkuar dhe kërkoj edhe sot, që opozita të gjykojë dhe të bashkohet në idenë e sistemit zgjedhor: Proporcional Kombëtar me lista të hapura (votim preferencial)”, u shpreh Mediu.

Më ai tej shtoi:             

“Me shkrim kemi paraqitur një platformë për bashkëpunimin e opozitës, e cila duhet të ketë si platformë të vetën afatshkurtër 9 kushtet e Bundenstagut Gjerman, ato reflektojnë jo vetëm shqetësimet e opozitës, por të shqiptarëve, partnerëve tanë ndërkombëtare dhe zgjidhja e drejtë e tyre është hapi i parë drejt ndryshimit dhe qasjes aktive me Europën. Si konkluzion mendoj se e vetmja mënyrë për të mundësuar mbështetjen nga ndërkombëtarët, është inicimi nga Ne, i dialogut opozitë – pozitë, duke përfshirë kërkesat tona në kushtet që vendos Gjermania për hapjen e negociatave. Diskutimi me ndërkombëtarët, jo vetëm i problemeve, por duke ofruar zgjidhje që tejkalojnë interesin tonë imediat politik, dhe duke vendosur në fokus integrimin Europian dhe sistemin demokratik, duke treguar që jemi partnerë real. Shqiptarët nuk mund të meritojnë më pak se Maqedonasit, prandaj zgjedhjet e lira dhe të ndershme sa më parë, janë rruga e kapërcimit të krizës së rëndë politike.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here