Ajo është padyshim një ndër këngëtaret më dashura për publikun shqiptar që është fiksuar në memorien e secilit me zërin e saj karakteristik.
Bëhet fjalë për këngëtaren Mariza Ikonomi, e cila së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për udhëtimin e saj në Karaibe ku qëndroi për disa muaj. Ndërsa tashmë këngëtarja është rikthyer e po shijon vjeshtën në vendin e saj.
Mariza vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale ku poston shpesh foto e video duke kënduar apo nga performancat e saj, por me postimin e fundit këngëtarja ka treguar vendimin e rëndësishëm që ka marrë dhe ka kërkuar falje publike.
Mariza ka vendosur t’i presë flokët shkurt pas shumë kohësh që po përpiqej t’i rriste ato. Këngëtarja u kërkon falje të gjithë njerëzve që gjatë kësaj kohe i ka thënë se po rriste flokët.
“Kërkoj falje publike gjithë atyre njerëzve që i kam thënë gjatë gjithë kohës: Jam duke rritur flokët”, shkruan Mariza krah fotos ku tregon pamjen e re që i shkon shumë.











































