shumë keq dhe se ndihet e kërcënuar.
“Situata është akoma më e rëndë, pasi personi që tentoi ta kryente këtë akt është liruar si pasojë e mungesës së fakteve. Nuk e kuptoj se çfarë provash nevojiten, kur unë kam mbetur me trauma dhe jeta ime është në rrezik. Jam duke kaluar një periudhë shumë të keqe, jam shumë e frikësuar dhe nuk e di nëse do e përballoj të gjithë këtë ngarkesë emocionale”, thotë Zekaj në një prononcim për gazetën “Shekulli”.
Mes lotësh ajo rrëfen si e ndoqën me makinë tre djem dhe filluan ta ngacmonin.
“Nuk kam më as fuqi ta rikujtoj. Ka qenë e tmerrshme. Isha rrugës duke u kthyer në shtëpi, disi larg universitetit. Në një makinë tip Golf, ishin tre persona të cilët zbritën nga makina. Si fillim ata filluan të flisnin dhe shanin me fjalë të pista, por nuk mendova se e kishin me mua. Më pas kuptova se diçka nuk po shkonte, dhe për këtë arsye nuk u ndala në rrugicën që të çonte në banesën time, por diku tjetër për të humbur gjurmët. Ata vazhduan sërish, shanin dhe më kërcënonin, aty u binda se gjithçka ishte kundrejt meje. Nuk do ti harroj kurrë ato momente”, shprehet studentja.
“Sapo kalova rrugën, njëri prej tyre, pas pemëve të rrugicës ku po kaloja më kapi nga fyti dhe më rrëzoi në tokë. Po bërtisja, po dridhesha, nuk e dija se çfarë do të ndodhte me mua. Më hipi sipër dhe nisi të më prekte trupin. Ishte e neveritshme, nuk kisha forcë ta përballoja. Fatmirësisht sipër kisha veshur një bluzë trupore, e cila ishte e lidhur dhe ai nuk pati mundësi të ma hiqte. Tentoi të ma shqyente bluzën dhe nisi të më zbërthente pantallonat, nuk mundem, ufff është e tmerrshme…(Qan). Nuk doja të më zotëronte, nuk mund ta bënte, në ato momente po bërtisja me aq sa, kisha fuqi, një dritë makine kaloi aty pranë dhe ai u largua”, vijon më tej Zekaj.
Studentja thotë se është në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe se ka nevojë për një trajnim te një psikolog.
“Mendoj se duhet të trajtohem nga një psikologe, sepse jam në gjendje të mjerueshme. Jam e vetme dhe askush nuk është më mua. Prindërit e mi janë në Itali dhe unë kam ardhur me një program studimi që ofrohet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë. Nuk e dinë se do mund të vazhdoj të rri deri në fund, për të përmbyllur projektin në fakultet, dua të shkoj në prindërit e mi. Ata janë edhe më shumë të prekur nga kjo histori. Babi im do të vijë nesër, pasi po përjeton një frikë të madhe për shkak të asaj që unë përjetova”, shprehet Rovena Zekaj.