“Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, zbardhet dëshmia e prokurorit Ndoja: Plumbat s’ishin për mua (E PLOTË)

0
304

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur së bashku me dy miqtë e tij pas një atentati ditën e djeshme.

 “Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Muharremi e një tjetër dhe janë ulur në restorant. Më pas u nisëm drejt Tiranës.  Nuk pikasëm ndonjë gjë të dyshimtë deri në momentin që jam qëlluar. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kam ndonjë të dyshuar”, ka deklaruar Ndoj për grupin hetimor të çështjes.

Gazetarja Klodiana Lala zbulon se prokurori kishte shkuar i vetëm në lokal dhe më pas ai e kishte ftuar në tavolinë për të drekuar së bashku. Pasi kanë ngrënë drekën, ata janë nisur drejt Tiranës, ndërsa mjeti i tij ishte me xhama të zinj pas.

Mësohet se prokurori ka refuzuar kategorikisht që të lidhë atentatin për shkak të detyrës së tij. Para grupit hetimor Ndoja mësohet të ketë mohuar faktin se ka qenë shënjestër e sulmit.

“Nëse do të më adresoheshin mua, nuk kishin arsye të më vrisnin në autostradë. Mua mund të më vrisnin në derë të shtëpisë, në prokurori. Nuk ka arsyeje që të më sulmonin në autostradë”, ka pohuar prokurori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here