Emri i tij i skeduar për ngjarje të rënda kriminale/ Nga vjedhja e dosjes së pronave në Prokurorinë e Durrësit te dhunimi i biznesmenit libanez, kush është “Rrumi”, vëllai i drejtorit të postës

0
364

Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, nuk është i panjohur për Policinë. Emri i tij, rezulton të jetë i skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale. I njohur në Durrës me pseudonimin “Rrumi”, gazetarja Klodiana Lala tha për BW se Pëllumb Muharremi rezulton të jetë, vëllai i drejtorit të postës në Durrës, Albert Muharremi.

I njohur si i forti i Sukthit, Pëllumb Muharremi është lakuar nga një sërë qytetarësh për zaptim të pronave, madje është denoncuar në disa procese gjyqësore që kanë lidhje me pronat. Ai është gjithashtu i dyshuarsi një ndër dhunuesit e biznesmenit libanez Faad Mitri, edhe pse nuk ka patur asnjëherë akuze zyrtare ndaj tij për këtë cështje.

Bazuar në këto akuza Lala tha veçoi dy ngjarja të shënuara në Durrës pak kohë më parë, vjedhjen e postë së prokurorisë në Durrës e pak ditë më vonë edhe prokurorinë në qytetin bregdetar të dosjes ku po hetohej skandali i pronave në Lalz ku përfituesi kyresor ishte pikërisht Alekasandër Laho, i njohur me pseudonim ‘Rrumi’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here