I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer i është drejtuar nga Prishtina kryedemokratit Lulzim Basha dhe opozitës jashtë parlamentit se bojkoti nuk sjell zgjedhje të parakohshme.
‘Një rol për ju ekziston. Merreni këtë rol. Bojkoti nuk ju ka sjellë fuqi më të madhe politike. Ai nuk solli zgjedhje të parakohshme dhe nuk mund të sillte të tilla’, është shprehur Palmer.
Palmer gjithashtu i ka bërë thirrje opozitës të shfrytëzojë këtë rast për të negociuar me vullnet të mirë reformën zgjedhore që kërkon.
I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin deklaroi se opozita duhet t’i paraqesë popullit një arritje konkrete për të vendosur përmes një procesi të drejtë zgjedhor drejtimin që ajo dëshiron të marrë vendi.