Policia e Shtetit është “ngritur” në këmbë për të kapur autorët e atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja. Dyshohet se autorët janë nga zona e Niklës në Fushë-Krujë.
Menjëherë disa patrulla policie janë nisur me urgjencë për atje, pasi dyshohet se autorët pasi kanë qëlluar me breshëri automatiku mbi makinën ku ndodhej prokurori, kanë shkuar për t’u fshehur në Nikël.
Deri më tani një person është ndaluar nga Reparti i Forcave Speciale, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin, ku mbetën tre të plagosur.