Disa detaje të reja janë zbardhur për atentatin që iu bë prokurorit Arjan Ndoj pasditen e sotme në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Mësohet se në momentin që i është bërë atentat, Ndoji ka qenë duke udhëtuar me dy persona problematikë për ligjin, njëri prej të cilëve është Landi Muharremi, i njohur për disa vepra penale dhe si i “forti i Shijakut”.
Bashkë me ta ka qenë edhe një grua.Makina është qëlluar tetë herë, ndërkohë që zjarrit, eprsonat që ndosheshin në makinën e Ndojit, i janë përgjigjur po me zjarr.
Prokurori po udhëtonte me makinën tip “Benz” me targa AA 333 ZD.
Makina ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal, si pasojë e devijimit që ka bërë pas të breshërisë me armë zjarri. Prokurori Ndoja ndodhet jashtë rrezikut për jetën nga plagët që ka marrë, ndërsa dy “të fortët” janë në gjendje të rëndë.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e gruas.Duke qenë se në makinë ka qenë me persona problematikë, për momentin nuk dihet nëse ka qenë ai apo jo objekt i atentatit.
Landi Muharremi, që ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoj, përveç të tjerave, në shtator të vitit 2016 u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri, në sy të gruas dhe vajzës së tij.
Biznesmeni libanez dontë të investonte në Gjirin e Lalzit, ku do të ndërtonte një kompleks turistik.Pikërisht Gjiri i Lalzit ka qenë sërish në qendër të vëmendjes këto ditë, dhe personazh ka qenë pikërisht Arjan Ndoj, që urdhëroi arrestimin e drejtorit të Hipotekës së Durrësit, me pretendimin se ishte abuzuar me disa prona në Gjirin e Lalzit.
Gjë që solli edhe reagimin e kryeministrit Rama dhe zv.kryeministrit Braçe, sipas të cilëve, bandat kriminale po ushtronin presion ndaj drejtorit të Hipotekës dhe po përdornin prokurorin Ndoji.

