Google search engine
Home Politike Drejtesi Vetingu rindez motorët, javën e parë të nëntorit dalin në seancë dëgjimore...

Vetingu rindez motorët, javën e parë të nëntorit dalin në seancë dëgjimore 5 gjyqtarë dhe prokurorë, ja emrat e tyre

0
504

Kryetari i Gjykatës së Kuksit, Isuf Shehu do të dalë ditën e sotme në një seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku në kuadër të procesit të vetingut ai do ti ushtrohet kontrollit të himtësishëm në tre kriteret kryesore: atë të pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmit. Përmes një njoftimi, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka bërë me dije se trupa gjykuese do të jetë e përbërë nga Suela Zhegu, Xhensila Pine dhe Brunilda Bekteshi. “Z. Isuf Shehu, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës. Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Isuf Shehu e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994 dhe punon prej gati dy dekadash në Gjykatën e Kuksit. Ai drejton Gjykatën e Kuksit prej vitit 2014. Po ashtu, KPK ka njoftuar se në datën 4 nëntor do zhvilloj 3 seanca dëgjimore. Më konkretisht, para komisionit për tu vlerësuar për tre kriteret e vetingut ndo të dalin kryetari i Gjykatës Elbasan Sulejman Kurti, gjyqtarja e Apelit Korçë Brunilda Malo dhe prokurori i Krimeve të Rënda në Tiranë Përparim Kulluri. “Subjekti: Z. Sulejman Kurti, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan. Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj; Subjekti: Znj. Brunilda Malo (Orhani), gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë. Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Xhensila Pine, Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari; Subjekti: Z. Përparim Kulluri, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Lulzim Hamitaj, Olsi Komici, Brunilda Bekteshi”, thuhet në njoftimin e KPK. Po ashtu edhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu do të dalë në një seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 6 nëntor. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri me dije se trupa gjykuese është e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Roland Ilia. “Subjekti: Z. Arjan Balliu, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës. Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Roland Ilia”, thuhet në njoftimin e KPK. Arjan Balliu u emërua gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës me dekret të ish-Presidentit, Bujar Nishani në 21 tetor 2013. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here