Ambasadori i OSBE, Bernd Borchard është përballur sot me një të papritur teksa merrte pjesë në një konferencë ku fliste për lirinë e medias.
Gratë të Astirit i janë futur në mes të konferencës dhe me pankarta kanë protestuar kundër ambasadorit.
Ato i kanë drejtuar ambasadorit disa pankarta dhe njëzëri thërrasin ‘Shame on you’, si dhe kanë kërkuar që ambasadori të shpallet non grata në Shqipëri.
Kjo protestë vjen pasi ambasadori u ngriti gishtin e mesit protestuesve të Astirit disa ditë më parë.
Në fund të fjalës, zyrtari i lartë ka kërkuar ndjesë duke thënë: “janë lejuar njerëz që të na ndërpresin në këtë konferencë, ju kërkoj ndjesë”.








































