Google search engine
Home Politike Rama mbledhje të jashtëzakonshme në selinë rozë, zbardhet vendimi i rëndësishëm që...

Rama mbledhje të jashtëzakonshme në selinë rozë, zbardhet vendimi i rëndësishëm që u mor: PS i ndan bashkitë në 4 kategori! (Zbulohet ç’do të ndodhë ditën e hënë)

0
312

Paraditen e sotme  zhvillua në selinë rozë një mbledhje mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit e rajonit të veriut.

Burime për A2 bëjnë me dije se është vendosur se do të ketë organizim të ri për bashkitë. Sipas numrit të popullsisë do të ndahen në makrobashki, bashki të mesme, bashki të vogla dhe mikrobashki.

Nga kjo ndarje, vetëm Shkodra është bashki e madhe, ndërsa Fushë-Arrëzi dhe Puka do të jenë mikrobashki.

Ndërkohë, grupi për administratën e bashkisë dhe drejtoritë do të drejtohet nga Beqaj dhe 50% e administratës do të jenë gra.

Kjo organigramë do të jetë për të gjitha bashkitë, përveç Shkodrës, për shkak të mungesës së kryebashkiakut.

Të hënën do të ketë një tjetër mbledhje që do t’i kushtohet emërimeve të reja në drejtori. Rama është shprehur: “Nuk merremi me emra, do të merremi me kriteret. Kush i përmbush, kalon”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here