Policia ka gjetur automjetin e autorëve, tip Benz, ngjyrë grip, me targa shqiptare, por të fallsifikuara, në fshatin Shkafanë, në Ishëm.Autorët nga nxitimi nuk e kanë djegur atë.Në makinë, burimet bënë me dije se janë gjetur edhe dy automatikë AK47 dhe dy maska, çka tregon se autorët e atentatit kanë qenë dy.Policia bëri me dije se për momentin nuk ka emra konkretë për autorët e krimit, ndryshe nga sa është aluduar në media, dhe për pasojë, nuk dihen as motivet shkruan gazeta TemA.Lidhur me personin që shoqëronte prokurorin Ndoji, burime të policisë bëjnë me dije se ai njihej edhe me emrin Rumi Muharremi.Ai ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet dhe është evidentuar si person me precedent kriminalë për trafik droge dhe pastrim parash.








































