“Landi Muharremi dhe prokurori kanë qenë duke biseduar”, Artan Hoxha reagon pas plagosjes së Arjan Ndojit, ironizon keq Policinë e Shtetit: Kallashnikovi ende po …

0
514

Pas atentatit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, ka reaguar gazetari Artan Hoxha. Hoxha ironizon Policinë e Shtetit dhe shprehet se në momentin e atentatit po diskutohej për zbatimin e ligjit dhe në vend ene kallashnikovi po bën ligjin.

Postimi i Hoxhës:

Mediat raportojne se “policia eshte vene ne ndjekje te makines se autoreve te krimit”!!!!

——Si “procedure” pas ngjarjeve te tilla duhet njoftuar sherbimi zjarrefikes qe te jete ne gatishmeri te larte se ne zonen rrotull vendngjarjes do te shfaqen shume shpejt flaket e nje zjarri qe do djeg makinen dhe armet e krimit…

Si ishte ajo parrulla e Ndrek Luces te filmi “Detyre e posacme”?!!!!

“Kush ma ka cakmakun”!!!!

Me duket se i ka ardhur koha serish?!!!

Me “siguri” prokurori ne detyre dhe Landi Muharremi, do kene qene duke biseduar per “zbatimin e ligjit”, … deri sa nje bresheri automatiku te kryqezimi i Shkozetit ua beri te qarte, se ligjin ne kete vend, ende vazhdon ta beje kallashnikovi….

gjithsesi urojme te shpetojne pa pasoja dhe te na tregojne kush ua beri atentatin edhe pse ata “nuk kane patur konflikt me askend tjeter”..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here