Google search engine
Home Politike KQZ i hoqi mandatin, avokati i Agim Kajmakut paralajmëron lëvizjen e menjëhershme:...

KQZ i hoqi mandatin, avokati i Agim Kajmakut paralajmëron lëvizjen e menjëhershme: Tirania më e keqe është ajo e ligjeve të këqija!

0
346

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u shkarkua sot nga KQZ me 5 vota pro.

Menjëherë pas vendimit, avokati Isuf Shehu në një reagim për Panorama tha se do ta ankimojë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimin e 5 anëtarëve e konsideron anti-kushtetues.

“Ky është një moment thelbësor se ju thoni keni një ligj përpara, por s’është ligj, akt normativ por vendim i Kuvendit.

Vendimi i Kuvendit s’mund të barazohet me ligjin. Ju jeni të detyruar të zbatoni Kushtetutën, të garantoni të drejtën e individit për tu zgjedhur.

Ju aty s’jeni veçse të zgjedhur por edhe të përzgjedhur, ndaj duhet të merrni vendim në bazë të ndërgjegjes. Siç thotë ajo shprehja “tirania më e keqe është ajo e ligjeve të këqija”, tha avokati në mbledhje para se anëtaret e KQZ të tërhiqeshin për vendim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here