Të tjera detaje dalin nga aksidenti tragjik në Durrës ku humbi jetën një person.
Rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, mjeti tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit Erjon Beli, 30 vjeç, banues në Kavajë.
Dyshohet se i riu ka qenë duke folur me kamera në celular, në kohën që ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën.
Beli njihej edhe si këngëtar, i cili këndonte në lokale live.
Aktualisht grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit





































