“Hetime të paplota, të përjashtohet trupi gjykues”, del para vettingut kreu i Gjykatës së Kukësit, ILDKPI: Fshehu ndërtesën tre katëshe!

0
364

Kreu i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu ishte gjyqtari i cili doli në seancën e parë të Vettingut për muajin nëntor, ndërsa kërkoi përjashtimin e trupit gjykues.

Ai po ashtu kërkoi çeljen e hetimit ndaj tij për anën profesionale dhe integritetin e figurës me argumentin se ishin bërë hetime të paplota.

Trupi gjykues ndaj Shehut ishin Suela Zhegu kryesuese dhe Brunilda Bekteshi e Xhensila Pine anëtare. Sipas raportit të ILDKP gjyqtari Shehu kishte probleme me pasurinë si dhe fshehje të një banesë tre katëshe në Kukës.

Nga hetimi komisionit ka rezultuar se Shehu s’ka patur mundësi financiare për ndërtimin e banesës dhe kish një diferencë ekonomike në vlerën e 5.2 mil lekë .Seanca ndaj tij u ndërpre deri sa KPK të shprehet nëse do pranojë apo jo kërkesën për gjykimin e Shehut me një tjetër trupë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here