Ecën paralel me makinën e prokurorit dhe i prenë rrugën, zbardhet dinamika e ngjarjes në Durrës

0
365

Është zbardhur dinamika e atentatit që iu bë prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë më të. Sipas informacioneve mësohet se autorët kanë ndjekur makinën e prokurorit kanë ecur paralel me të dhe më pas i kanë prerë rrugën.

Ndoja ka qenë i ulur i në sedijljen e pasme të makinës së tij dhe ka njohur autorët, gjë që e ka thënë dhe në dëshminë e parë në spitalin e Durrësit.

Më pas atentatorët kanë hapur zjarr në pjesën e majtë të makinës, ku kanë lënë të plagosur tre personat. Plumbat kanë vijuar dhe më tej, kur dy makina kanë qenë në ecje dhe makina e atentatorëve ka dalë para veturës së Ndojas, duke i prerë rrugën.

Makina e prokurorit e drejtuar nga Andi Maloku ka humbur kontrollin, pasi shoferi ka marrë disa plumba, dhe ka përfunduar në kanal në anë të rrugës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here