Përfaqësuesi i grupit të muxhahedinëve iranianë në SHBA Ali Safavi, ka deklaruar për ‘Ora news’ se celula terroriste e komanduar nga shteti Iranian kishte planifikuar gjithçka për të goditur muxhahedinët në Shqipëri gjatë Ditës së Novruzit në 20 mars të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, ai akuzon dhe ambasadorin e Iranit të larguar nga Shqipëri Gholamhossein Mohammadnia si agjent të shërbimit sekret iranian. Sipas Safavit, ish-ambasadori iranian i larguar me kërkesë të kryeministrit Rama ka funksion drejtues në Ministrisë së Inteligjencës së Iranit.
‘’Bazuar në detajet që ne dimë, besojmë se ata do të sulmonin përmes një makine-bombë për të kryer këtë akt terrorist, por dështuan. Gjithashtu, edhe në Paris, në një mbledhje tonën ata janë munduar që të përdorin një pajisje mjaft të rrezikshme për të sulmuar. Fatmirësisht, në të dyja rastet autoritetet kanë reaguar në mënyrën e duhur, dhe sulmet janë parandaluar.
‘’Shqipëria, përmes veprimeve të saj vendosi të dëbojë ambasadorin e regjimit iranian në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia, i cili ishte në të vërtetë një drejtues i lartë i Ministrisë së Inteligjencës. Presidenti Trump i shkroi një letër kryeministrit Rama, duke e falënderuar për vendimin e tij deçiziv. Ai më herët ka punuar dhe në Nju Jork, por roli i tij është lidhur më së shumti me inteligjencës, se sa me diplomacinë klasike’’, përfundoi eksponenti i muxhahedinëve iranianë në SHBA Ali Safavi.
Në 23 tetor, Policia e Shtetit zbuloi se një celulë terroriste me 4 persona po planifikonte të godiste selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në 20 mars 2018. Celula përbëhej nga: PEYMAN (emër i koduar), Abdolkhalegh MALEK ZADEK, Erëin ARAM dhe Abdulselam TURGUT, ky i fundit i dënuar për trafik droge në Shqipëri në vitin 2011. Ai u arratis pas iu caktua masa ‘’arrest shtëpie’’.