Finalizohet operacioni antidrogë i Policisë greke në Athinë, ku arrestohen dy shqiptarë dhe një kroat. Policia ka zbuluar 105 kilogram kokainë të fshehura në një enë me rërë dhe në një furrë.
Po ashtu Policia greke gjeti dhe sekuestroi 500- 600 mijë euro të dy shqiptarëve. Pikërisht prë këtë operacion që është në vijim, ka reaguar edhe ministri i brendshëm grek Michalis Chrysohoidis i cili shprehet “Punë është bërë. Shumë urime. Shkatërrim i organizatës kriminale për trafikun e drogës.”