Plas keq sherri në mbledhjen e PS në Shkodër / Kërkesa e deputetit socialist: Meta ti japë zgjidhje këtij problemi

0
350

Mbledhja me dyer të mbyllura e socialistëve në Shkodër e organizuar në prag të zgjedhjeve brenda partisë është shoqëruar me tone të forta.

Raportohet se sherri është dëgjuar edhe përtej dyerve të mbyllura të mbledhjes.

Deputeti Arben Pëllumbi, nën cilësinë e koordinatorit të qarkut Shkodër i pyetur lidhur me debatin me tone të forta, ai tha se nuk përjashtohen mundësitë që individë të caktuar të kenë edhe probleme personale apo qejfmbetje personale.

Sa i takon situatës në bashki, Pëllumbi tha se i takon Presidentit të Republikës, që ti japë zgjidhje këtij problemi duke dekretuar një datë të re për zgjedhje të pjesshme.

Ai tha:

“Ky grup që kishim sot zëvendëson pikërisht mungesën e atyre strukturave drejtuese të partisë për të menaxhuar dhe koordinuar procesin e zgjedhjeve në PS. Në të gjitha bashkitë e vendit këtë proces e menaxhon kryetari partisë së bashkisë së bashku me asamblenë socialiste. Në Shkodër meqenëse nuk i kemi këto struktura sot kemi këtë grup nismëtar koordinatorësh dhe stafet që ata kanë zgjedhur pikërisht për të menaxhuar të gjithë kalendarin e zgjedhjeve në PS, përfshi edhe Bashkinë e Shkodrës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here