Kanë rënë në prangat e policisë dy gra, pasi kanë tentuar ma anë të kanosjes i kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.Dy gratë akuzohen për veprën “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “TRUMA”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë: E. F. 28 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër dhe M. B. 46 vjeçe, banuese në Shkodër.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur “Truma”, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje.
Policia sqaron se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma 50 000 lekë dhe dy aparate celulare.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.