Dështon Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut / Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian del me mesazh të fortë për BE-në

0
406

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian ka reaguar për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

EESC thekson se mos hapja e negociatave për herë të dytë këto dy vende që kanë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme është një gabim gjeo-strategjik dhe historik dhe vë në diskutim besueshmërinë e BE-së .

Në reagim thuthet:

“Nuk ka dyshim se ka një lodhje të gjerë në zgjerim midis qytetarëve të BE-së në disa prej Shteteve Anëtare. Nuk ka dyshim se përçarja brenda BE-së për çështje të tilla si emigracioni dhe buxheti i ri larguan vëmendjen e nevojshme politike larg politikës së zgjerimit. Por konsensusi politik dhe mbështetja e gjerë e publikut për pranimin në BE si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Shqipëri nuk mund të injorohet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here