Deklaroi se u kërcënua në zyrën e saj në Kryesinë e Kuvendit, merret në mbrojtje Rudina Hajdari

0
411

Tre ditë pasi deklaroi se ishte kërcënuar, deputetja Rudina Hajdari merret në mbrojtje.  Burimet bënë me dije se deputetes Rudina Hajdari i është vendosur një truprojë nga Garda e Republikës.

Në Kryesinë e Kuvendit deputetja Hajdari lëviz e shoqëruar nga truproja. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi se ajo është parë sot në Kuvend e shoqëruar ngado nga një truprojë. Hajdari deklaroi në seancën e së hënës se është kërcënuar në zyrën e saj në kryesinë e Kuvendit. Hajdari kërkoi nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së saj për të marr masa sa i takon sigurisë së ambjenteve si në Kuvend ashtu edhe në kryesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here