Arrestimi i të rrezikshmit Tesi Basho, Klodiana Lala nxjerr prapaskenat e rënda: Ja si u arratis nga burgu në Itali dhe çfarë bëri më pas (Befason me refuzimin që i ka bërë sot Gjykatës)

0
1045

Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr të tjera detaje nga arrestimi i 38-vjeçarit Tesi Basho, i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri.

Lala zbulon se pas arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë në Romë, Tesilvan Basho hyri ilegalisht në Shqipëri dhe nisi aktivitetin kriminal. Në 2017 ai kërcënoi me jetë një biznesmen të cilit i kërkonte 100 mijë euro. Me ndihmën e vëllait Santilo Basho arriti t’i merrte biznesmenit 20 mijë euro.

Takimet mes biznesmenit dhe Bashos u përgjuan ndërsa paratë u fotografuan. Santilo Basho nuk u ndalua pasi prokuroria donte të arrinte tek Tesi Basho që konsiderohej një person shumë i rrezikshëm.

Pas disa aksioneve te dështuara policore më i fundit një muaj më parë policia arrestoi dy vëllezërit. Tesi Basho krahas akuzave të rënda që ka në Itali po hetohet edhe për gjobëvënie ndaj biznesmenit bashkë me vëllain.

Ndaj tyre ishte caktuar masa e sigurisë arrest me burg dhe sot Tesi Basho ka pasur seancën e marrjes në pyetje te të dyshuarit. Basho ka refuzuar të vinte në seancë dhe procesi vijoi në mungesë të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here