Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Eri Zefi, 34-vjeç, që ndodhi pak javë më parë në fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës. Është identifikuar autori i ngjarjes së rëndë dhe në kërkim është shpallur Mikel Gjovalin Alia. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për gjakmarrje. Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ky i fundit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal.