Google search engine
Home Politike SHBA strategji për të mos lejuar kapjen e SPAK dhe BKH: Lufta...

SHBA strategji për të mos lejuar kapjen e SPAK dhe BKH: Lufta ndaj korrupsionit prioritet i yni

0
335

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosura për të mos lejuar kapjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilat do të luftojnë korrupsionin. Politika është vënë në alarm nga organet e reja të drejtësisë, të cilët sipas gjasave, do të godasin si majtas, ashtu edhe djathtas. Por duke pasur precedentin e Maqedonisë së Veriut, ku Prokuroria Speciale u përfshi në afera korrupsioni, amerikanët janë të vendosur të marrin masa, në mënyrë që të mos kemi raste të kësaj natyre edhe në Shqipëri. Ditën e djeshme përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, ambasada e SHBA në Tiranë ka theksuar edhe një herë tjetër se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së saj dhe se nuk do të ndalet deri në instalimin e shtetit ligjor. Madje, ambasada thekson se çdo javë do të nënvizojë një nismë që është ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, ndërsa shprehet se është e vendosur në financimin e programeve kundër korrupsionit teksa sjell rastin e një projekti me të rinjtë. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e SHBA-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë, ndërsa bashkëngjitur është postuar edhe video-ja ilustruese. Pra, duket qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura për të mbështetur SPAK dhe BKH sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe se strategjia e ndjekur prej saj u “pret” duart të gjithëve, sidomos politikanëve që të mos i kapin këto dy organe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here