I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut u shpreh:
“Është kohë e shkëlqyer për vizitë, posaçërisht pas vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Dua të përcjell mesazhin tim se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i fortë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështesin rrugëtimin e saj drejtë BE-së. Ky është rajon që i përket Evropës dhe BE-ja nuk mund të jetë e suksesshme dhe e qetë nëse rajoni mbetet i vonuar”, deklaroi Palmer pas takimit me ministrin për Punë të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.








































