Prej pasdites së djeshme vijon zjarri në pyjet e Devollit, në zonën e Dobërgorës dhe në Nikolicë.
Mësohet se në terren janë rreth 40 punonjës të bashkisë që po vijojnë luftën me flakët me mjete rrethanore, pasi ndërhyrja e zjarrfikëses është e pa mundur për shkak të terrenit të vështirë.
Ndërkohë që është kërkuar ndihmë nga ajri. Fatmirësisht nuk rrezikohen banesat për shkak se ato ndodhen në një zonë më të largët.








































