Google search engine
Home Politike Parlament Thellohet sherri brenda grupit demokrat, Korab Lita ‘sfidon Rudina Hajdarin dhe komunikon...

Thellohet sherri brenda grupit demokrat, Korab Lita ‘sfidon Rudina Hajdarin dhe komunikon lajmin e rëndësishëm: Nuk pranojmë anëtarë të rinj, ja vendimi që morëm

0
408

Konflikti për kryesimin e grupit demokrat me sa duket vazhdon ende. Deputeti Korab Lita, i cili pretendon se është zgjedhur kryetar pas dorëheqjes së Hajdarit tha në seancën e sotme se në mbledhjen e grupit më 24 tetor është vendosur të mos pranohet kërkesa e pesë deputetëve të opozitës parlamentare që donin t’i bashkoheshin grupit demokrat.

“Grupi parlamentar më 24 tetor vendosi të mos pranojë kërkesën e deputetëve për anëtarësim. Grupi do vazhdojë të këta 9 anëtarë. Me 5 vota pro dhe 3 kundër është vendosur që të mos pranohet asnjë anëtar i ri për momentin në grupin parlamentar demokrat”, deklaroi Lita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here