Google search engine
Home Bota Shokuese/ Kirurgu iu vidhte testikujt pacientëve gjatë operacionit, policia befasohet nga ajo...

Shokuese/ Kirurgu iu vidhte testikujt pacientëve gjatë operacionit, policia befasohet nga ajo që i gjen në shtëpinë e tij

0
372

Një kirurg është arrestuar në Teksas pasi u zbulua veprimin i tmerrshëm që ai bënte teksa operonte pacientët e tij. Ai akuzohet për vjedhje testikulare nga dhjetëra pacientë gjatë kryerjes së operacioneve.

41 vjeçari Jeremy Cornell, punonte si urolog për spitalet në të gjithë Texasin për gati 13 vjet.

Sipas mediave të huaja, FBI pas një hetimi tre-vjeçar, zbuloi se Cornell po merrte në mënyrë të paligjshme një testikul nga secili pacient gjatë kryerjes së operacioneve delikate te burrat, të cilët vuajnë nga sëmundje të lidhura me fshikëzën, uretrën ose veshkat.

Para se të merrte testikujt, Cornell u thoshte infermierëve se ata mund të dilnin nga dhoma, ose t’i drejtonte ata në një detyrë tjetër.

 “Hetuesit besojnë se kirurgu po shiste organe dhe ishin shumë të befasuar kur gjetën dhjetëra testikuj në kavanoza gjatë një kontrolli në shtëpinë e Cornell”, tha zëdhënësi i FBI, Thomas Perry.

Gjatë kontrollit, policia gjeti tetë kavanoza me 46 testikuj në shtëpinë e Cornell, që do të thotë se ka të paktën 46 viktima.

Kirurgu u akuzua për 137 akuza, përfshirë sulmin, dëmtimin trupor, posedimin e sendeve të vjedhura dhe zotërimin e pahijshëm të pjesëve të trupit të njeriut.

Cornel është kërcënuar me 635 vjet burg, dhe FBI pret që numri i akuzave të dyfishohet në ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here