Google search engine
Home Politike Paralajmëroi se mund të ketë viktima në Kuvend, zbulohet se kush e...

Paralajmëroi se mund të ketë viktima në Kuvend, zbulohet se kush e kërcënoi Rudina Hajdarin, kush fshihet?

0
389

Ditën e sotme në seancën plenare erdhi një denoncim i fortë nga deputetja, Rudina Hajdari, ku u shpreh se është kërcënuar me jetë. Pas kësaj deklarate erdhën reagime të shumta nga deputetë të tjerë, kolegë të Hajdarit dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Report Tv mëson se personi që e kërcënoi vajzën e Azem Hajdarit është deputeti Korab Lita. Deputeti Ligoraq Karamelo us hpreh, “Po, e ka kërcënuar Korab Lita”. Denoncimin dhe akuzat mbi Litën, Rudina Hajdari i bëri që në 15 Tetor, ku tha se ka edhe pamje të cilat do i dërgojë në prokurori.

Ndërkohë që sot në Kuvend theksoi se i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit për marrjen e masave. Por Lita, i cili sipas Karamelos është deputeti që kërcënoi Hajdarin, e ka mohuar një gjë të tillë në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit.

Prononcimi i plotë i deputetit Korab Lita për mediat:

A ka pasur një kërcënim tuajin apo të kolegëve tuaj për zonjën Hajdari sikur ajo pretendon se është kërcënuar me jetë?

Unë jam koleg me zonjën Hajdari jam deputet si zonja Hajdari dhe nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend, përgjigjen strukturat e sigurisë.

Keni pasur debate?
Jo, unë jam koleg me të.

A i keni shkuar në zyrë?
Unë dhe zonja Hajdari jemi kolegë e shkojmë e takohemi në zyrë për ditë.

Kur jeni takuar me të për herë të fundit?
Ditën e mbledhjes, para dy ditësh.

Keni debatuar, e keni kërcënuar?
Jo!

Ajo pretendon në një status pak ditë më parë se se zoti Lita me gangsterët e tij kanë kërcënuar edhe deputeten Fationa Dhimitri.
Në gjaknxehtësi e sipër thuhen këto gjera, por nuk ka problem, ne jemi kolegë…

Keni informacion se zonja Hajdari është kërcënuar?
Jo, unë nëse ka terren për kërcënim jam njësoj si zonja Hajdari mund të jem i kërcënuar edhe unë.

Por ju nuk keni qenë?
Jo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here