Google search engine
Home Politike Parlament “Më kanë kërcënuar në zyrë” Rudina Hajdari – Rucit: Merrni masa mos...

“Më kanë kërcënuar në zyrë” Rudina Hajdari – Rucit: Merrni masa mos kete viktima në parlament

0
401

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar sot në seancë plenare se është kërcënuar në zyrën e saj në kryesinë e Kuvendit. Hajdari kërkoi nga Ruçi, t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së saj për të marr masa sa i takon sigurisë së ambjenteve si në Kuvend ashtu edhe në kryesi.

“Para pak ditësh ju kam dërguar një shkresë në lidhje me një kërkesë që ju kërkon të siguroni ambjentet e Kuvendit dhe të Kryesisë së Kuvendit. Nuk mund të ndodhë sot që në 2019 deputetët të kërcënohen. Është e papranueshme që një femër të kërcënohet. Më kanë ardhur në zyrë e më kanë kërcënuar. Nuk mundet të ndodhë më, ka ikur ajo kohë. Merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë në parlament. Asnjë deputet mos të hyjë pa u kontrolluar, asnjë deputet të mos përforcime me njerëz të tjerë dhe të shantazhojë.” tha Hajdari ndërsa kërkoi nga kryeparlamentari Ruci të marrë masa sa më shpejt të jetë e mundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here