Mëngjesin e sotëm policia njoftoi se ka arrestuar një 36-vjeçar në Elbasan pasi mbrëmjen e djeshme kishte tentuar të kryejë marrëdhënies seksuale me dhunë me një vajzë 22-vjeçare, me të cilën sapo kishte konsumuar një darkë.
Burime për “News24” bënë me dije se vajza, e cila ishte emigrante në Itali kishte darkuar me 36-vjeçarin me iniciale O.C. si dhe dy meshkuj të tjerë kishin konsumuar dhe alkool për disa orë në një lokal në Elbasan.
Pas darkës, 36-vjeçari e kishte ftuar vajzën të kalonin natës së bashku por është përballur me refuzimin e saj. Pasi kanë dalë nga lokali, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë por vajza ka arritur të shpëtojë dhe ka njoftuar policinë, e cila i ka vënë prangat autorit.








































