Google search engine
Home Lifestyle “Jam bërë materialiste”, Meri Shehu bën rrëfimin e padëgjuar më parë për...

“Jam bërë materialiste”, Meri Shehu bën rrëfimin e padëgjuar më parë për jetën e saj dhe flet për varësinë ndaj lekëve

0
364

Parashikimet për shenjat e horoskopit nga Meri Shehu janë ndër më të lexuarat. Tashmë ajo është kthyer në një figurë shumë e pëlqyer dhe e shohim vazhdimisht në ekranet tona.

Së fundmi ishte e ftuar në “Casa de los 3”, ku foli për marrëdhënien e saj me paratë dhe u shpreh se nuk e mendonte kurrë që paratë për të do kishin rëndësi.

“Kur isha e vogël kam qenë më idealiste, mendoja që lekët s’kanë rëndësi, unë nuk do varesha kurrë nga lekët. Kur kam qenë rreth moshës 10-15 vjeç, isha njeriu që mendoja si njerëzit mendojnë kaq shumë për lekët, pse bëjnë kaq shumë ekonomi, pse nuk shpenzojnë, madje i shaja me mendjen time.  Tani që jam rritur, e nxjerr lekun vetë, mbaj vajzën time, kam një familje dhe ka detyrime çdo gjë, e shikoj që pa lekë është çik e vështirë. Kam filluar që paranë ta vlerësoj më shumë. Nëse kjo është materie…paraja nuk është materie në fakt. Po ta kapim si koncept është një koncept që nuk ekziston fare, por si materie unë mendoj se tani jam bërë më materialiste. Do Zoti duke u rritur të bëhem më idealiste, mbase janë fazat e jetës, jam në mes të zhvillimit tim”, është shprehur Meri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here