Gjatë fundjavës që lamë pas u ekzekutua nga forcat amerikane udhëheqësi i grupit militant të ISIS Abu Bakr al-Baghdadi si dhe zëdhënësin e tij Abu al-Hassan al-Muhajir në Siri.
Sipas disa mediave amerikane dyshohet se organizata terroriste tashmë ka caktuar një lider të ri si pasardhës.
Faqja zyrtare e ISIS, Amak, gjatë muajit gusht kishte publikuar se drejtuesi për ‘çështjet myslimane’ të grupit terrorist, ishte përzgjedhur Abdullah Qardash, i njohur ndryshe edhe si Hajji Abdullah al-Afari apo i quajtur edhe Karshesh. Al-Afari dyshohet se është edhe lideri i ri tashmë i ISIS, pas vrasjes së Al-Baghdadit.
Megjithëse dihet pak për ish-oficerin ushtarak irakian i cili dikur shërbente për Saddam Hussein, inteligjenca amerikane mendon se Qardash ka marrë rolin e Baghdadit.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se lideri i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi ishte vrarë pas një operacioni ushtarak amerikan në veri-perëndim të Sirisë.
Abdullah Qardash, ish oficer në ushtrinë e Saddam Husein, i dyshuar si lideri i ri i ISIS
