Google search engine
Home Politike A fshihet ai pas kërcënimit të Rudina Hajdarit? Reagon Korab Lita dhe...

A fshihet ai pas kërcënimit të Rudina Hajdarit? Reagon Korab Lita dhe nxjerr prapaskenat: E takova para dy ditësh, kemi debatuar, por…

0
369

Deputetja Rudina Hadjari bëri sot në foltoren e Kuvendit një deklaratë ‘bombë’ ku foli për persona që i kishin shkuar në zyrë dhe e kishin kërcënuar.

Duke ditur përplasjen që ka së fundmi Hajdari për kreun e grupit parlamentar demokrat, mendja indirekt shkon tek rivali i saj Korab Lita.

Ndërsa po dilte nga ambientet e Kuvendit, Lita u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratën e Rudina Hajdarit, e cila tha se është kërcënuar në zyrën e saj.

Lita u shpreh se nuk ka lidhje me atë që tha Hajdari dhe se nuk e ka kërcënuar. “Unë jam koleg. Unë dhe zonja Hajdari takohemi”, u shpreh ai.

I pyetur se kur janë takuar për herë të fundit dhe a se njeh ndonjë person tjetër që mund të ketë kërcënuar Hajdarin, Lita u përgjigj: “Para dy ditësh. Kemi debatuar, por nuk e kam kërcënuar. Ne jemi kolegë. Nuk njoh dikë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here