Në emisionin ‘Opinion’, kryeministri Edi Rama ka folur për rastin e vogëlushit Alvin Berisha, i mbetur izoluar në kampin ‘Al Hom’ në kufirin sirian.Rama u shpreh se në atë kamp janë të vendosura forcat autonome kurde dhe se kampi ndodhet në zonën e inkursionit të ushtrisë turke.
Kryeministri u shpreh se lidhur me këtë rast po bëhen përpjekje maksimale që vogëlushi të riatdhesohet.
‘Ky burg, se është burg ai, nuk është në një zonë të aksesueshme.E vetmja mënyrë të shkohet atje është me forca, me një grup të caktuar, ka qenë edhe mundësia që të shkojë ministri i brendshëm vet. Se atje është zonë lufte, nuk dihet kush të del përpara.
Në rastin e riatdhesimeve të Kosovës është një rast specifik me anë të një programi amerikan dhe misioni ka qenë i lidhur me disa figura shumë të radikalizuara atje.
Ky kamp është pak më larg kufirit, përtej 30 kilometra është zona ku ushtria turke ka marrë inkursionin. Pra ti duhet të kalosh afër zonës së luftës dhe të futesh në një zonë ku sdihet se çfarë ka.
Tani si mund të nisesh qorrazi pa ditur edhe nga janë ato 70 veta.
Atje në atë kamp janë forcat autonome kurde, të cilat deri në monumentin e tërheqjes së amerikanëve ishin të koordinuar dhe më pas janë edhe ato në kaosin e tyre pas inkursionit turk.
Por un di të them që çështja e këtyre personave, është një çështje të cilës ne kemi prej disa kohësh që çdo javë bëjmë nga një takim informues, dhe lidhur me ngjarjen që u bë publike kemi bërë përpjekje dhe po vazhdojmë të bëjmë’, deklaroi Rama.