Detaje të reja kanë dalë në skenë nga zbulimi i celulës terroriste në Shqipëri që do godiste në mars 2018. Sipas gazetares së Report Tv, deri më tani janë shoqëruar dhe pyetur mbi 20 iranianë brenda e jashtë vendit. Në grupin që do të godiste ditën e festës së Novruzit u përfshinë 12 persona. Sipas po të njëjtave burime, grupi që do të kryente sulmin terrorist vitin e kaluar, informohej nga një i infiltruar në kampin e muhaxhedinë- ve. Ai është Erwin ARAM. Ky person merrte informacione kur takonte familjarët që i kishte anëtarë të MEK. Arama ka hyrë disa herë në Shqipëri me pasaportë austriake, ku në hyrjen e fundit policia ka tentuar ta ndalojë edhe për ta pyetur. Rrjeti terrorist drejtohej nga regjimi iranian i njësisë klandestine dhe sekrete të forcave revolucionare “QUDS” që kishte synim kryerjen e sulmeve ndaj opozitës iraniane MEK, refugjatë muxhahedinë të strehuar në Shqipëri, është zbuluar nga autoritetet e sigurisë në vendin tonë. Kjo celulë, drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN (nuk i dihen gjeneralitetet), rezident i përhershëm në Iran. Ai menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.
Zbulimi dhe identifikimi i kësaj celule bëri të parandalohej sulmi i planifikuar i marsit 2018 pranë Kryegjyshatës gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK). Gjeneralitetet e organizatorëve të sulmit terrorist:1. PEYMAN – Nuk jepen të dhëna të tjera.2. Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979. Njihet si “Ferhat”.3. Erëin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”.4. Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967.