Paraditen e sotme është gjetur një burrë i vdekur në vendin e njohur me emrin ‘Melgushe’, në Shkodër. Burime nga policia thanë viktima është gjetur i vdekur në aksin rrugor Shkodër-Bushat.
Policia njofton se trupi i pajetë është identifikuar si Ben Musaja. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet mbi vrasjen dhe identifikimin e autorit. Sipas bluve të Shkodrës, nga verifikimet paraprake, në trupin e viktimës nuk konstatohen shënja dhune.
Ndërkaq dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se bashkëshortja e viktimës ka mbërritur në vendngjarje e traumatizuar dhe ka bërtitur: “Ma bëri ajo ku*va”.
Ndërkohë pas këtij reagimi, pritet që ajo të japë dëshminë e saj në Komisariatin e Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, në rrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër
Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.





































