Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Britaninë e Madhe që po mban në ankth mbarë botën.
39 trupa të pajetë, mes tyre një adoleshent, u gjetën në një kamion në qytetin Essex mëngjesin e djeshëm.
Policia rrethoi menjëherë zonën në parkun ku u gjet kamioni me trupat e pajetë, ndërsa arrestoi shoferin e mjetit, Mo Robinson, 25 vjeç nga Portadown, Irlanda e Veriut, i cili dyshohet për vrasje.
Mediat britanike kanë publikuar edhe fotot e të riut të dyshuar për ngjarjen e rëndë, ndërsa viktimat ende të paidentifikuara mendohet se janë emigrantë.
Paraprakisht, mendohet se 39 personat kanë vdekur nga i ftohti, pasi kamioni ku kishin hyrë kishte sistem frigoriferi.












































