Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Twitter na ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë të gjatë mëngjesin e sotëm me kancelaren gjermane Angela Merkel.
“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi ‘i’ për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë. Danke Angela”, shkruan Rama.