Google search engine
Home Politike Skandali me deputeten e Kuvendit që kishte ardhur nga lista e PD-së...

Skandali me deputeten e Kuvendit që kishte ardhur nga lista e PD-së e cila nuk dinte të lexonte, gazetari kap mat Bashën, ja si i përgjigjet lideri i opozitës

0
387

Kreu i PD Lulzim Basha në një intervistë për News24 ka komentuar për herë të parë gafën e deputetes së re Majlinda Halilaj e cila i ka zënë karrigen në Kuvend.

I pyetur se si ndihet kur shikon se në vendet e opozitës janë ulur disa deputetë, të cilët është parë se nuk dinë të lexojnë e të shkruajnë që i ka firmosur vetë, Basha u shpreh:

“E para e punës, është një sëmundje e sistemit. Duhet të keni parasysh që këta, si rregull këta kanë ardhur nga fundi i listave, ku me thënë të drejtën edhe vëmendja e propozuesve të emrave ka qenë më e reduktuar. Një pjesë e mirë kanë ardhur nga listat e partive të vogla aleate, nuk kanë ardhur si propozim i PD, por të aleatëve shumë të vegjël, që e kërkonin këtë si një afishim nominal të partisë dhe të logos së partisë, dhe e gjitha kjo ka ndodhur ne nje proces për më pak se pesë ditësh. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk është justifikim. Është një shans për reflektim dhe për ndryshim që kjo të mos përsëritet më kurrë.”- tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here