Rudina Hajdari me deklaratë të jashtëzakonshme, sqaron pozicionin e saj brenda grupit demokrat dhe lëshon thirrjen e fortë për PD: Të lënë sulmet! (E PLOTË)

0
322

Rudina Hajdari doli në një deklaratë të jashtëzakonshme menjëherë pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura për Reformën Zgjedhore.

Në statusin e bashkëkryetares, Hajdari u shpreh se u caktuan grupet e punës, ndërsa do të ketë edhe një draft të dytë që ka të bëjë me administrimin e procesit zgjedhor.

“Konstituam grupet e punës. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin edhe ekspertët. Dua të theksoj se ky draft është paraprak dhe ishte për të na prezantuar ne se çfarë rekomandojnë ekspertët. Këto adresime ishin të pjesshme. Do kemi edhe një draft tjetër që do merret propozimi i opozitës së re që kërkon me ngulm reformimin e administruarës zgjedhore.

Ju kujtoj se ky draft prek pjesërisht disa nga gjërat sipërfaqësore të Kodit Zgjedhor. Opozita jashtë parlamentit vendosi të mos vijë dhe të bëjë një mbledhje tjetër paralele, që deri në një mënyrë u mundua të jepte propozimet e saj, ne do i marrim parasysh të gjithë”, tha Hajdari.

Më tej ajo foli edhe për mbledhjen paralel që zhvillua nga opozita jashtë parlamentit për reformën zgjedhore në selinë blu. Lidhur me këtë Hajdari tha se edhe nëse ata nuk duan të bëhen pjesë e reformës do i marrin parasysh propozimet e tyre.

“Akuzat që ajo hedh për komisionin nuk janë produktive. Nuk mund të thotë që është legjitim kur sjell një përfaqësues, që në fakt demokratët duhet ta dinë që është më i miri. Të jemi të hapur kur flasim për reformën zgjedhore. Është në të drejtën, që të mos hedhim akuza drejt njëri tjetrit por të punojmë. Opozita të bëhet pjesë e reformës, edhe nëse ata nuk duan të jenë prezentë fizikisht ne do i marrim parasysh të gjithë propozimet e tyre”, tha deputetja.

Po ashtu Hajdari u pyet nga gazetarët edhe për përplasjet mes grupit demokrat në Kuvend, ku diskutohet posti i kryetarit.  Pavarësisht pretendimeve të Korab Litës, Hajdari u shpreh se vijon të jetë në krye të grupit.

“Grupi demokrat është zgjeruar. Ka mendime të ndryshme brenda, kjo ndodh shpesh. Ju duhet ta kuptoni që natyra e tyre është e fortë. Të gjithë anëtarët e grupit demokrat janë në një mendje kur vjen puna te ndryshimi i sistemit.

Sapo përfunduam një mbledhje. U bë konstituimi i anëtarëve të rinj. Do të miratojmë një rregullore të re. Pas miratimit do të bëjmë votimet. Deri tani kam votëbesimin për të qenë në krye të grupit”, përfundoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here