Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ka zbuluar në emisionin Soirée detaje nga një telash i madh që i kishte ndodhur në xhirimet e një klipi. Bëhet fjalë për këngën “A don si kjo”, ku disa vite më parë kjo këngë shkaktoi debat dhe panik aso kohe sepse figurantët ishin veshur dhe ngjanin me formacionet e ISIS. Kjo ishte arsyeja pse Ronela Hajati përfundoi në polici aso kohe.
“Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshnin ‘kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’ Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden. Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçeduarat e tilla. Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë”, ka treguar këngëtarja e njohur Ronela Hajati.










































